Kryeministri, Albin Kurti, ka folur sot në një konferencë për media lidhur me angazhimin e tij për procesin e dialogut dhe deklaratat e tij të mëhershme që dialogu s’është prioritet i tij kryesor. Ai në një konferencë për media, ka thënë se s’është i vërtetë konstatimi se e ka dialogun top-prioritet duke shtuar se gjatë ditës bën edhe shumë punë të tjera që ndërlidhen me ministri, qeverisjen komunale e shumë çështje të tjera. Dialogu s’është top prioritet. Ju nuk e dini ju se çfarë bëj unë gjithë ditën, është një vëllim gjigant i punëve. Nëse e shihni nga angazhimi im ditor, javor e mujor, dialogu s’është top prioritet. Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër siç e shihni dhe merrem me punë të tjera”, ka thënë Kurti, por nuk ka përmendur pranimin e Asociacionit, madje as angazhimin e tij këmbëngulës për nënshkrimin e marrëveshjes, pa e kushtëzuar me nënshkrim nga ana e Serbisë. Albin Kurti nuk i pranon pësimet, andaj edhe i mohon ato, pavarësisht realitetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …