Deklaratës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli se Kosova i ka votat për anëtarësimin në UNESCO, i është përgjigjur kryetarii serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ministri i Jashtëm kosovar, ka bërë ‘hop’ para se të kërcejë.
“Nuk do të isha kaq i sigurt sikur të isha në vendin e tij. Më pëlqen kur njerëzit bëjnë ‘hop’ para se të kërcejnë, e si do të jetë në të vërtetë do ta shohim. Nuk janë në pyetje muskujt e shqiptarëve të Kosovës, por amerikanëve, anglezëve dhe të tjerëve. Ne me aq sa kemi mundësi do të luftojmë për shtetin tonë dhe do të provojmë të ruajmë popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq në New York.