Edi Rama

Nuk është Partia Socialiste pengesë për ta realizuar reformën në drejtësi, thotë kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe zyrtarja e  e BE-së, Romana Vllahutin, tha se “ambasadorët i bien pragut të dëgjojë dera, por dera nuk është këtu”. “Dera nuk është Partia Socialiste sepse ne këtu jemi të hapur për të realizuar reformën në drejtësi. Të ishte për ne, do të ishte e votuar. Erdhën këtu jo sepse duan qeverisjen e vendit, as për drejtimin e PS-së, por sepse përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, që në nivelet më të larta janë të interesuar për këtë reformë sepse është reformë historike që është në interesin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të BE-së”, u shpreh Rama për mediat. Në lidhje me kushtëzimet e opozitës, Rama tha: “Reforma nuk mund të kushtëzohet me asgjë. Sa i përket reformës zgjedhore, jemi të hapur për diskutime, negociata dhe për gjetje rrugësh që çojnë në zgjedhje sa më të mira dhe dinjitoze. Por ç’lidhje ka kjo me reformën në drejtësi? Është reforma në drejtësi ajo që ndihmon zgjedhjet. Kushtëzimet janë shprehje dobësie ose mungese vullneti në rastin më të keq. Reforma është me rëndësi historike dhe ka mbështetjen e të gjithëve, socialistë e demokratë bashkë. Është reformë që për 10 vjet të kemi një sistem dinjitoz drejtësie dhe të mund të hapim negociatat që këtë vit”, ka thënë mes tjerash kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …