Nuk është votuar lista e dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar për “keqmenaxhimin” me energjinë

Nuk është votuar lista e dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar për “keqmenaxhimin” me energjinë

Edhe kësaj radhe  ka pasur mosmarrëveshje  mes mesin e deputetëve të  pozitë dhe opozitë për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar për dyshimet rreth keqmenaxhimit me energjinë 2006-2022. Deputeti Armend Muja i ka propozuar emrat e bartësve të institucioneve që kanë qenë në pozita të ndryshme vendimmarrëse gjatë atyre periudhave, por kjo është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.

“Ne propozojmë që të ftohet Arben Xhukaj, Justina Pulaj- Shiroka, Ahmet Shala, Lorik Fejzullahu, Bedri Hamza, Ali Hamiti ish-kryesues i bordit të ZRRE-së, Fadil Çitaku, Faton Dega, Teuta Beselica, Bernand Atlant – këshilltar i transaksionit në lidhje me vendimmarrjen e ZRRE-së humbjet teknike dhe marrëveshjen me KEDS në atë kohë. Po flitet për privatizim po flasim për fazën e post privatizimit, e kërkojmë Fllanza Hoxha, Berat Rukiqi, kryesues i bordit të KEK-ut në atë kohë”, ka thënë Muja. Këtë propozim e ka kundërshtuar deputeti Armend Zemaj nga LDK-ja , i cili ka kërkuar rishikimin e listës. Pas debatit opozita e ka lëshuar mbledhjen duke mos ua mundësuar kuorumin për votimin e listës e cila  shtyhet për një fazë tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …