Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka folur për zhvillimet në vend për qasjen e qeverisë së re dhe ndikimit të saj në raport me Kosovën pasi që në fillim është përballur me polemika të shumta. Gjeloshaj foli për fillimet e punës së tij në qeverinë e re, që sipas tij, janë të përshkuara me probleme që hasen në çdo qeverisje të re. Lidhur me mosdorëzimin e të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Gjeloshaj tha se kjo ka ndodhur për shkak të ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, për të cilin tha se është me orientim pro-serb, por që me kohë do të përmirësohet edh kjo çështje. Vendimi për ekstradim të kriminelit të luftës e i cili strehohet në Mal të Zi, është marrë para se të bëhem zëvendëskryeministër dhe kam kërkuar që të më informojnë për këtë çështje dhe besoj se së shpejti do të procesi do të rishikohet dhe do të merret vendimi, sepse nuk ka interes të mbahet dikush që dyshohet për krime lufte e të strehohet, kur dihet që Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s”, deklaroi Gjeloshaj, teksa shtoi se edhe ministri Kovaç do të veprojë në bazë të interesave të vendit si pro-NATO.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …