Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari kanë qenë shfaqur para publikut në formën e një ekspozite të hapur më 4 shtator. Megjithatë, kutia me votat e qytetarëve është zhdukur, shkruan Demokracia com. Qytetarët e Prishtinës kishin mundësinë të votonin për projektin më të mirë për sheshin “Adem Jashari”. Demokracia.com ka mësuar se votat e qytetarëve nuk janë numëruar fare, duke krijuar kështu hapësirë që autoritetet komunale të vendosin vetë për projektin, ndonëse ishte premtuar se këtë do ta bënin qytetarët. Sipas një komunikate të lëshuar nga kompania private që ka kontratë me Komunën e Prishtinës dhe që ka organizuar konkursin për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” pesë projektet më të mira, të përzgjedhura nga një juri profesionale, janë shfaqur për një javë në objektet e komunës. Konkursi ishte i hapur për të gjithë artistët, arkitektët, dizajnerët grafikë dhe profesionistët e tjerë. Synimi i këtij konkursi ishte krijimi i një monumenti që simbolizon qëndresën, guximin dhe lavdinë e Adem Jasharit dhe familjes së tij, si një nga themelet kryesore të lirisë së vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …