Në vitet e nëntëdhjeta, kur pushtuesi serb po bënte lloj- lloj torturash e sjelljesh çnjerëzore në Kosovë, duke e përçmuar popullatën shqiptare në mënyrat më të ulëta të mundshme…
Një milic serb, tek po e godiste një qytetarë shqiptarë në mes të rrugës e në pikë të ditës, aty pari po kalonte një qytetarë tjetër i cili po i thotë:
– Nxirre atë të shkretë nga brezi o vëlla, dhe zbrazja milicit serb në dërrasë të gjoksit, së të sakatoj duke të goditur!
– Qe besa mirë e ke ti, por nuk më ka hidhërua ende- ia ktheu ai!
– Si nuk të ka hidhërua, a nuk e sheh që të sosi duke të goditur!
– Po, ky po më godet, por ende nuk më ka hidhërua sa me e nxjerrë atë- ia ktheu ai!…
Si duket edhe këta të PDK-ës, AAK-ës dhe Shoqatat e Veteranëve, ende nuk i ka hidhërua Gjykata Speciale, ani pse i ka burgosur gati të gjithë krerët e këtyre subjekteve, njëherësh ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto subjekte politike e shoqata, po presin sa t’i dënoj Gjykata Speciale djemtë tanë, dhe tek pastaj do të hidhërohen e do ta ngritin zërin, madje edhe në rrugë me ndonjë protestë 10 a 15 minutë-she, diku në ndonjë shesh me nja 10 a 15 burra!…
Njëri nga anëtarët e PDK-së, në shenjë revolte tha:
Që besa kishim protestua që sa s’ta merr mendja, por na e prishi ky Dardani mor burrë, po ngutet e po del i pari, dhe ne pastaj s’po kemi së çka të themi e ku me ia ngjitë… po prit sa të hidhërohemi edhe pak se ende nuk na kanë hidhërua sa duhet!…
Po besoj së edhe VV, kishte me demonstrua për ta përkrahur Rexhep Selimin, por jo derisa është në Hagë, pasiqë është së bashku me ata të tjerët.
Pritet që VV, të demonstroj për Rexhën, pasi që ai të dënohet e të transferohet në ndonjë burg tjetër, pra kur ta ndajnë nga Hashimi, Kedriu, Jakupi e Nasimi!…
Shtator, 2021
NGUCAKEQI