Në një intervistë të Dojçe Vele, Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar se takimi i fundit në Bruksel me palën serbe të Beogradit nuk ka dështuar. Thaçi ashtu si kurdoherë prej fillimit të bisedimeve me Serbinë edhe kësaj radhe shprehet shumë optimist se të hënë do të arrihen marrëveshje për shumë çështje. Ai nuk heziton të deklarojë se takimi në Bruksel ishte shumë intensiv dhe jashtëzakonisht dinamik. “Ka pasur një debat shumë të gjallë për katër-pesë çështje shumë të rëndësishme për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Ne kemi diskutuar dhe kemi shënuar një progres sa i përket formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe integrimit deri në fund të serbëve në institucionet e Kosovës”, tha ministri Thaçi në një intervistë për DW.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …