Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku. Se kush ua shkruan apo ku i marrin ato shkrime, që i lexojnë nuk është shumë me rëndësi, sepse i dinë të gjithë ata që duhet t i dinë, por me rëndësi është që vazhdimisht të jenë në mesin e familjarëve dhe të pjesëmarrësve në manifestime, me qëllim për ta shprehur “patriotizmin” e tyre, me qëllim për të fituar vota, me qëllim për t u paraqitur trima që do ta mbrojnë Kosovën nëse ajo rrezikohet. Ata e lavdërojnë Ilaz Kodrën por nuk i përmendin emrat e bashkëluftëtarëve të tyre më të ngushtë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku, e lavdërojnë dhe i përkulen shtatores së Luan Haradinajt, po nuk e përmendin vëllezërit e tij, Ramushin, as Dautin, e kështu me radhë. Kjo përpjekje e bërë me qëllim të popullarizimit të figurave të veta është thjesht para-propagandë, dhe jo dhembje, as respekt shpirtëror, por respekt improvizues, vetëm e vetëm për të fituar elektorat, atje ku nuk kanë fare. Si mund të besohet përkushtimi i tyre i shtirosur kur ata nuk u përmendin as emrat e krerëve të luftës që ndodhen, në Hagë. Si mund t i besohet përkushtimit të Albin Kurtit, kur me fjalë më të zgjedhura sesa për Adem Jasharin e Ilaz Kodrën, shprehet për kriminelin, Oliver Ivanoviq. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …