Nuk ka djegie të materialit zyrtar në Komunën e Ferizajt, por në zyrën për patentë shoferë të Ministrisë së Infrastrukturës në Ferizaj

Sot në portalin “Insajderi” u publikua një artikull me titull: “Digjet një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar në Ferizaj, prokuroria nis hetimet” ku është paraqitur një fotografi e vjetër e Komunës së Ferizajt, me këtë rast, komuna e Ferizajt sqaron bashkëqytetarët se ky lajm nuk ka të bëj me djegie të dokumentacionit arkivor të Komunës së Ferizajt, por që nga burimet e Policisë së Kosovës në Ferizaj, bëhet e ditur se ky material zyrtar i arkivuar është djegur në Zyrën për Patentë Shoferë, që është në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, pra zyre që as fizikisht nuk gjendet në Komunën e Ferizajt e as nuk është institucion në vartësi të Komunës së Ferizajt, andaj e gjykojmë të drejtë e të duhur këtë sqarim për opinionin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …