Kryesuesi i delegacionit, BE- Serbi nga Komiteti për Stabilizim Asociim i Parlamentit Europian, Eduard Kukan, është cituar të ketë deklaruar se nuk ka dokument të Bashkimit Europian që insiston se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Dialogu i Beogradit me Prishtinën për ne është shumë i rëndësishëm, ka nënvizuar Kukan duke lënë të kuptohet se ky dialog nuk është mes Kosovës e Serbisë, por mes dy kryeqyteteve. Në Parlamentin Europian këtë dialog ne e kemi kuptuar shumë seriozisht, sepse çdo gjë varet nga ajo se si marrëveshjet e arritura të realizohen, Me vlerësimin se dialogu aktualisht nuk po zhvillohet, Kukan ka konstatuar se ka presione të drejtpërdrejta e të tërthorta që bisedimet mes Beogradit e Prishtinës të vazhdojnë.
