Gjasat që Bashkimi Evropian t’i vendosë sanksione Serbisë janë minimale për shkak të mungesës së konsensusit brenda BE-së. Njohësit e çështjeve politike shprehin paralelisht frikën se cikli i dhunës në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë etnikë mund të kthehet sërish pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit dhe bllokimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Eksperti i politikës së jashtme të BE-së nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit. Toby Vogel, në një prononcim për Albanian Post, thotë se kërkesa e Kosovës që njëherë t’i vendosen sanksione Serbisë e tek pastaj të procedohet tutje me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së, në këtë moment është jorealiste, për shkak se kërkohet unanimitet në mesin e 27 shteteve anëtare. Vogeli kujton se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së mendojnë njësoj kur bëhet fjalë për ndërmarrjen e sanksioneve ndaj Serbisë, derisa përmend faktin se kryeministri hungarez Viktor Orban mbështet hapur presidentin serb Alesandar Vuçiq dhe, rrjedhimisht, refuzon të pajtohet për vendosjen e sanksioneve, ndonëse një pjesë e tyre tashmë janë skicuar dhe priten veprimet e radhës nga eurokratët në Bruksel. Hungaria nuk është problemi i vetëm, shton Vogel.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …