Mocioni i Partisë Demokratike të Kosovës për raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për Korporatën Energjetike të Kosovës në Kuvend s’ka kaluar. Nga 77 deputetë që ishin pjesëmarrës në seancë, 32 votuan për dhe 45 kundër. PDK ka kërkuar raportim të ministres pas bastisjeve në KEK gjatë së mërkurës dhe arrestimit të kryeshefit, Nagip Krasniqi. Kujtojmë se në rend dite janë 10 pika, ndër të cilat edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit. Po ashtu kjo seancë po mbahet pasi dje ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …