Basha

Nuk ka negociata, por vetëm ndërmjetësim amerikan në pritje të përgjigjes zyrtare të kryetarit të PD-së

Mediet në Tiranë bëjnë të ditur se nuk ka negociata, mes PS-së e PD-së, por vetëm ndërmjetësim amerikan në pritje të përgjigjes zyrtare të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Çështja e shtyrjes së zgjedhjeve dhe lëshimet mbi të duken se kanë rikthyer palët në pozicionet e mëparshme. Lulzim Basha ka takuar sot dy herë aleatët dhe po dy herë edhe ish-kryetarin Sali Berisha. Ai nuk ka folur në çadrën e protestës në bulevard, ndërsa ka shtyrë mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar. Ndërkohë, burime nga Partia Socialiste i thanë Top Channel se në selinë “rozë” është pritur si një shenjë inkurajuese, fakti që Basha e ka braktisur qeverinë teknike dhe “Republikën e re”, duke treguar gatishmëri për të marrë pjesë në zgjedhje. Për sa i përket negociatave, ndryshe nga çfarë është thënë gjatë gjithë ditës në media, thonë burimet, sot nuk ka pasur asnjë negociatë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …