Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga189 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur vetëm 10 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 19 të infektuar. Numri i rasteve aktive, ka zbritur në 55 të infektuar aktualë.
