Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 772 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 188 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 483 të infektuar. Numri i rasteve aktive, ka zbritur 2 mijë e 254 të infektuar aktualë.
