Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 165 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 341 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 64 të infektuar. Numri i të shëruarve ka arritur në 230 mijë e 395. Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 521 të infektuar aktualë. Numri i vdekjeve nga fillimi pandemisë ka arritur në 3 mijë e 140, qysh kur është shënuar i vdekuri i parë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …