Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 223 testime sa janë bërë në nivel vendi, 5 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 14 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 225 mijë e 148. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 66 të infektuar aktualë.