Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 106 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 6 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 10 të infektuar. Numri i rasteve aktive, ka zbritur në 37 të infektuar aktualë.
