Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 32 testime sa janë bërë në nivel vendi, nuk është paraqitur asnjë rast i ri me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 11 të infektuar. Aktualisht janë 17 të infektuar me virusin Korona.
