Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 291 testime sa janë bërë në nivel vendi, nuk ka rezultuar asnjë pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 4 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 225 mijë e 203. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 55 të infektuar aktualë.