Pal Lekaj

Nuk kemi kohë për të humbur, pasi janë duke pësuar nxënësit që janë e ardhmja e Kosovës, thotë, Pal Lekaj

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj,  ka folur për grevën e të gjitha sindikatave në përgjithësi dhe të asaj në arsim në veçanti, duke theksuar se  barrën kryesore për gjetjen e një zgjidhjeje për ndërprerjen e grevës e ka qeveria. Mendoj që nuk kemi kohë për të humbur, pasi janë duke pësuar nxënësit që janë e ardhmja e Kosovës, duke pësuar janë edhe mësimdhënësit nga nevoja e tyre mbi kërkesat e parashtruara, prindërit të cilët duhet të mos punojnë për t’u përkujdesur për fëmijët, duke pësuar janë të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për të kryer punët dhe shërbimet e tyre nëpër institucionet komunale dhe shtetëror. Mbi këto fakte nuk është e mirë që kryeministri i ofendojë grevistët duke u vënë në pikëpyetje sinqeritetin dhe motivet e kërkesës. U bë mjaftë me kokëfortësi ku palët fajësojnë njëra-tjetrën dhe nuk ka zgjidhje, është koha që qeveria të bëjë zgjidhje. Prandaj, iu bëjë thirrje që të plotësoni kërkesat e sindikatave dhe shteti në kthehet në normalitet sa i përket funksionimit të administratës shtetërore dhe vazhdimit të mbajtjes së mësimit në shkollat dhe çerdhet e Kosovës, ka deklaruar deputeti, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …