leoni

Demarkacioni

Nuk mund të realizohet konsensusi mes pozitës dhe opozitës lidhur me demarkacionin

Krerët e partive opozitare konfirmojnë se arritja e një konsensusi mes pozitës e opozitës për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, është e parealizueshme. Opozita është shprehur më se e  vendosur se nuk do ta lejojë të ndodhë një gjë e tillë, dhe se këtë do ta parandalojë me të gjitha mjetet e mundshme. Vetëvendosja rikonfirmon se demarkacioni nuk duhet të kalojë, dhe se këtë do ta ndalojnë me çdo mjet demokratik, nëse qeveria shfaq vendosmëri që të vazhdojë sipas tij me arrogancën e saj. Edhe AAK-ja është kategorike  për të mos lëshuar pe. Tema e demarkacionit është e vdekur për neve, për Kuvendin dhe për Kosovën. Ne po presim që qeveria të reflektojë konform mundësisë që i është dhënë për ta rikthyer ketë temë në pikën zero e për të nisur diçka të re e cila nuk do të cenojë territorin e vendit, thotë Pal Lekaj nga AAK-ja. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se qeveria nuk i ka votat dhe prandaj është kjo zvarritje e kohës, kjo u dëshmua edhe me 1 shtator kur Isa Mustafa e tërhoqi demarkacionin nga rendi i ditës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …