Nuk respektuan vendimin, mbyllen nga inspektorati i Komunës dhe Policia edhe tri biznese në Skenderaj

Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati Komunal në Skenderaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë mbyllur edhe tri biznese tjera në Skenderaj, në rrugën “Ilaz Kodra” Skenderaj, në Runik dhe në Qirez, pasi që të njëjtit kishin mbajtur të hapura lokalet në mënyrë të jashtëligjshme. Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme. Komuna e Skenderajt bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Pa frikë, por me kujdes të shtuar!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …