Iniciativa e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ta themeluar një komision për të vërtetën dhe pajtimin mes shqiptarëve e serbëve konsiderohet i paefektshëm, sidomos pasi autoritetet serbe vazhdojnë t’i fshehin gjurmët për zhdukjen edhe të 1600 njerëzve nga Kosova. Po ashtu deputetë nga pozita e opozita, njëherësh ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vlerësuar se më mirë do të ishte të zbardheshin vrasjet e pasluftës sesa të themelohej komisioni në fjalë. Ndërsa përfaqësuesit e familjeve të zhdukur thonë se kurrë nuk do të ketë pajtim me serbët pa u zbardhur fati i më të dashurve të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …