leoni

Numan Baliq: Asnjë bisedë me serbët s’duhet ta zhvillojë Kosova pa ua përmendur gjenocidin, masakrat...

Numan Baliq: Asnjë bisedë me serbët s’duhet ta zhvillojë Kosova pa ua përmendur gjenocidin, masakrat…

Numan Baliq, përfaqësues nga komuniteti boshnjak në Kosovë, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për dënimin me burg të përjetshëm ndaj Ratko Mladiq, udhëheqësit të forcave serbe në Bosnjë e Hercegovinë, është një rrugë që duhet ndjekur edhe Kosova. Baliq ka pohuar se për të arritur një sukses siç e ka arritur Bosnja me dhënien e dënimit ndaj Mlladiqit, politika e Kosovës gjatë dialogut me Serbinë duhet çdo herë t’iu kujtojë krimet që serbët i kanë kryer ndaj shqiptarëve. Rasti i sotëm është një shembull që tregon se më në fund është arritur një lloj drejtësie. Është një mësim edhe për popullin e Bosnjës edhe të Kosovës që po sprovohen, sepse duhet të përpiqen edhe më shumë se sa është bërë deri më tash. Asnjë bisedë me serbët s’duhet zhvilluar pa u përmendur gjenocidi, masakrat dhe njerëzit e zhdukur si pasojë e krimeve që i kanë shkaktuar në luftën e fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …