Numan Kurtulmush: Marrëdhëniet me vendet e Ballkanit nuk janë  vetëm  zyrtare, por marrëdhënie vëllazërore mes popujve

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmush tha se marrëdhëniet e me vendet e Ballkanit nuk janë  vetëm marrëdhënie zyrtare midis shtetesh, por marrëdhënie vëllazërore mes popujve, duke theksuar se forcimi i Turqisë  në të njëjtën kohë do të thotë edhe forcim i vendeve të Ballkanit, raporton Anadolu. Kurtulmush, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në një program në shkollën “Maarif” në Tetovë me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në vend. Në program morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Partisë Demokratike Turke në Maqedoninë e Veriut, njëherësh deputet, Bejxhan İljas, deputeti Salih Murat, ambasadori i Turqisë  në Shkup, Fatih Ulusoy, politikanë, akademikë, përfaqësues të institucioneve vendase dhe turke në vend dhe mysafirë të tjerë. Kurtulmuş tha se midis Turqisë  dhe popujve të Ballkanit, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, ekzistojnë ura të lashta miqësore dhe shpirtërore që burojnë nga historia.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …