Numëruesit i kanë hequr 38 vota kandidatit të PD-së, Ardian Zeneli dhe ja kanë shtuar kandidatit tjetër të PD-së, Lefter Gështenja

Numëruesit i kanë hequr 38 vota kandidatit të PD-së, Ardian Zeneli dhe ja kanë shtuar kandidatit tjetër të PD-së, Lefter Gështenja

Është zbardhur dosja e Prokurorisë në lidhje me 8 urdhër-arrestet e lëshuara sot në Elbasan për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Gjashtë prej tyre janë prangosur, ndërsa dy janë ende në kërkim. Në pranga janë vënë shtetasit: Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Sipas Prokurorisë, shtetasit e mësipërm dyshohet se, kanë kryer veprën penale të “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, në formën e kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, këta shtetas kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Nga hetimet ka rezultuar se numëruesit i kanë hequr 38 vota kandidatit të PD-së, Ardian Zeneli dhe ja kanë shtuar kandidatit tjetër të PD-së Lefter Gështenja, i cili u zgjodh deputet.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …