Numri i aksidenteve në komunikacion në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, janë evidentuar 15 mijë e 400 aksidente, 63 prej të cilave me fatalitet, në të cilat kanë humbur jetën 68 persona. Ekspertët e komunikacionit kanë thënë për Kosovapress se gjendja është tejet shqetësuese. “Mendoj që duhet të bëhet hetim i thellë për shkaktarët e kontribuuesit të këtyre aksidenteve nëse është problemi te lokacioni dhe përsëriten, duhet të shikohet se si të evitohet dhe përmirësohet me kuptimin teknik ai lokacion, pastaj duhet të hetohet gjendja e vet ngasësit të automjeteve, i cili ka pësuar në këto vet aksidente për të parë se çka ka ndikuar tek ai i cili ka shkaktuar këtë aksident dhe në anën tjetër edhe gjendja teknike e mjetit në të cilin është shkaktuar ky aksident” ka thënë eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …