Vetura

Numri i madh i automjete të paregjistruara po rezulton të jetë sfidë për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër

Numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po i pamundësojnë vendit të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër. Megjithëse për zgjidhjen e kësaj sfide, Byroja Kosovare e Sigurimeve i ka paraqitur së fundmi qeverisë aktuale disa alternativa. Drejtori Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku thotë se deri në fund të vitit 2020 numri i automjeteve të paregjistruara është 208 mijë e 10 apo 30 përqind e automjeteve në vend që nuk kanë regjistrim. Numri i atyre që janë të regjistruara është 370 mijë, kurse sipas Mazrekut, kriter për Kartonin e Gjelbër është që vendi të ketë numrin e përgjithshëm të automjeteve të paregjistruara nën 5 përqind. Mazreku thotë se duhet të zgjidhen këto probleme të brendshme në bashkëpunim me institucionet përkatëse deri në fund të vitit që pastaj, siç deklaron ai, të arrihet marrëveshje veç e veç me shtetet anëtare të BE-së siç janë Gjermania, Austria, Sllovenia e kështu me radhë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …