leoni

Numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë në QKMF-në e Deçanit si shkak i helmimeve, ka shënuar rënie

Në 24 orët e fundit kanë marrë shërbime mbi 250 banorë të komunë së Deçanit, e cila tashmë ka shpall edhe gjendjen emergjente, ndërkohë që gjendja e tyre është stabile. Kjo është bërë e ditur në takimin e Shtabit Emergjent ku i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj dhe të gjithë anëtaret e Shtabit Emergjent.
Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Selmon Berisha thotë se janë 58 pacientë më pak të cilët kanë marrë shërbime, krahasuar me ditën paraprake.
Në këtë takim u bë e ditur se ekipet e FSK-së po vazhdojnë të jenë në komunën e Deçanit në disa sektorë të ndara ku do të qëndrojnë deri në qetësimin e kësaj gjendje.
Kryetari Ramosaj në këtë takim të Shtabit Emergjent kërkoi që të gjitha Farmacitë në komunën e Deçanit të qëndrojnë te hapura 24/7 deri në kalimin e kësaj situate.
Ndryshe deri më tani është raportuar për mbi 1.500 pacientë të helmuar, e që shkaku i këtij infektimi ende nuk dihet. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se mostrat e të helmuarve do të dërgohen për analizë jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …