Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në të paktën 40 mijë e819, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Ajo nëpërmjet një njoftimi informoi rreth sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 333 ditësh. Sipas njoftimit në 24 orët e fundit ushtria izraelite ka kryer “3 masakra” në Rripin e Gazës, në të cilën janë vrarë 33 palestinezë, ndërsa janë plagosur 67 të tjerë. Me këtë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 40 mijë 819, ndërsa i atyre të plagosur në 94 mijë e 291. Ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në rrugë, njoftoi ministria, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …