Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 38 mijë e 243, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për ditën e 277-të. Thuhet se ushtria izraelite ka kryer 3 “masakra” në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme janë vrarë 50 palestinezë të tjerë ndërsa 130 janë plagosur. Numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 38 mijë e 243 ndërsa numri i të plagosurve në 88 mijë e 33. Ende ka trupa nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …