Numri i palestinezëve të vrarë nga Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 31 mijë e 112

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra dha informacione për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, duke theksuar se forcat izraelite vranë 67 palestinezë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ai tha se numri i palestinezë të vrarë në Gaza u rrit në 31.112. Ai njoftoi se forcat izraelite plagosën 106 palestinezë të tjerë në sulmet e fundit ndërsa numri i përgjithshëm i të plagosurve në Rripin e Gazës arriti në 72.760. Zëdhënësi nënvizoi se 72 për qind e palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite ishin gra dhe fëmijë ndërsa numri i njerëzve që vdiqën nga uria dhe etja është 25.  Ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek kufomat.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …