Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet masive ajrore të Izraelit. në Rripin e Gazës, ka arritur në rreth 2 mijë e 400

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet masive ajrore të Izraelit. në Rripin e Gazës, ka arritur në rreth 2 mijë e 400

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza, ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet masive ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në rreth  2 mijë e 400 ndërsa  se numri i të plagosurve është rritur në rreth 10 mijë. Një javë më parë, forcat izraelite nisën një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës në përgjigje të një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite. Konflikti filloi më 7 tetor, kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për bastisjet ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve. Vendimi i Izraelite është shtrirë deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nën një rrethim paralizues që nga viti 2007.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …