Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë, ndërsa Kosova ka 1 milionë e 600 mijë banorë. Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është afro 105 mijë votues. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtari i KQZ-së nga PDK, Arianit Elshani tha se lista përfundimtare e votuesve nuk është tërësisht e pastër për shkak se qytetarët nuk i kanë lajmëruar në organet kompetente personat që kanë vdekur. Ai tregoi se mbi 84 mijë votues jashtë vendit kanë zgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe mbi 20 mijë të tjerë përmes votimit fizik në përfaqësi diplomatike. Kemi evidentuar rastet të cilat kanë qenë të përfshirë në listën votuese, por që kanë një moshë shumë të shtyer, në raste 115 vjet e të tjerë apo 120 vjet, të cilat as Agjencioni Statistikave të Kosovës, por as Ministria e Financave nuk i ka në databazat e tyre, por ata figurojnë në listën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky numër i votuesve që është prej 2 milionë e 75 mijë e 868 votuesve si listë përfundimtare, nuk është një listë tërësisht e pastër, për faktin që figurojnë ende personat e vdekur në këto lista, për shkak se qytetarët nuk i kanë njoftuar organet kompetente..
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …