Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë, ndërsa Kosova ka 1 milionë e 600 mijë banorë. Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është afro 105 mijë votues. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtari i KQZ-së nga PDK, Arianit Elshani tha se lista përfundimtare e votuesve nuk është tërësisht e pastër për shkak se qytetarët nuk i kanë lajmëruar në organet kompetente personat që kanë vdekur. Ai tregoi se mbi 84 mijë votues jashtë vendit kanë zgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe mbi 20 mijë të tjerë përmes votimit fizik në përfaqësi diplomatike. Ky numër i votuesve që është prej 2 milionë e 75 mijë e 868 votuesve si listë përfundimtare, nuk është një listë tërësisht e pastër, për faktin që figurojnë ende personat e vdekur në këto lista, për shkak se qytetarët nuk i kanë njoftuar organet kompetente.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …