Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, tashmë ka arritur mbi 1 milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, tashmë ka arritur mbi 1 milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion, ka konfirmuar Ylli Shala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Deri më një maj, sipas tij, është arritur numri prej 974 mijë e 543 persona të regjistruar, kurse të hënën pritet të dalin me shifrat zyrtare ku, sipas tij, veçse ka arritur numri në një milion qytetarë të regjistruar. Më 1 maj është afër 1 milion, 974 mijë e 543 persona. Shihet numri deri më datën një maj orën 22. Është përqindja e komunave sa kanë marrë pjesë. Tash po punojmë intensivisht, sepse i kemi vetëm edhe dy javë, regjistruesit janë në teren. E kanë obligim ta përfundojmë zonën e parë tani zonën e dytë. Regjistruesit janë shumë të mirë të këndshëm”, ka thënë ai. Shala ka folur edhe për procesin e regjistrimit në komunat veriore, për të cilat ka theksuar se ka tendencë për refuzim. Ai ka bërë me dije se në Leposaviq e Zubin Potok nuk ka shumë refuzime, kurse Komuna e Zveçanit dhe e Mitrovicës së Veriut janë më problematike në këtë aspekt.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …