Organizata Botërore e Shëndetësisë alarmon për rritjen e jashtëzakonshme të numrit të të infektuarave me koronavirus. Sipas të dhënave të kësaj organizate, shifra e personave me COVID-19 ka arritur në 10 milion ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në afër 500 mijë persona. Rritja e numrit të rasteve vjen pas lirimit të masave të kufizimit nga shumë shtete të prekura, për të mundësuar kthimin në punë dhe lëvizjen e lirë. Kontinentet me praninë më të madhe të njerëzve të infektuar me këtë virus është Amerike Veriore dhe Jugore dhe Evropa, të cilat llogaritet se kanë rreth 75 për qind të të gjitha rasteve në botë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …