Numri i të infektuarve me virusin korona në botë, prej fillimit të pandemisë ka arritur në 250 milionëve, ndërkohë që rritja e rasteve të variantit delta u ngadalësua. Për këtë fakt tregtia dhe turizmi vazhduan të normalizohen, megjithëse disa vende në Evropën Lindore kanë numër rekord të infeksioneve të reja. Gjatë tre muajve të fundit, numri mesatar ditor i personave të infektuar në botë ka rënë me 36 për qind, sipas agjencisë Rojters. Megjithëse përhapja e virusit është ngadalësuar, ai ende infekton 50 milionë njerëz çdo 90 ditë për shkak të një varianti të virusi delta që është shumë ngjitës. Ekspertët mjekësorë janë optimistë dhe besojnë se për shumicën e vendeve më e keqja ka mbaruar, falë vaksinave dhe imunitetit natyror, megjithëse moti i ftohtë dhe tubimet e festave mund të shkaktojnë një rritje të numrit të të infektuarve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …