Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe në Siri

Numri i të mbyturve nga tërmetet në Turqi dhe në Siri ka kaluar mbi 45 mijë

Numri i të mbyturve  nga tërmetet në Turqi dhe në Siri ka kaluar mbi 45 mijë. Autoritetet turke e siriane thonë se numri pritet të rritet. Numri i përgjithshëm i të mbyturve  në Turqi ka arritur në 39 mijë e 672. Të mbijetuarit sirianë të tërmetit gjithashtu kanë filluar të kthehen nga Turqia. Rreth 1 mijë e 795 sirianë kaluan nga Turqia në Siri, ditën e parë pasi Turqia ra dakord të lejojë refugjatët sirianë të prekur nga tërmeti të kthehen në vendin e tyre përkohësisht pa humbur statusin e tyre të mbrojtur në Turqi. Shifra e së premtes është e sigurt që do të rritet pasi ekipet e kërkimit marrin më shumë trupa mes shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë, i cili u konsiderua si fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë e Turqisë edhe të  Sirisë. Ndërkohë, vazhdojnë ndihmat nga OKB dhe organizata të tjera për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i tmerrshëm në Turqi e në Siri, ku situata në Siri është më problematike. Gjithsej 178 kamionë që transportonin ndihma nga Turqia në veriperëndim të Sirisë kanë kaluar kufirin që nga 9 shkurti, saktësojnë zyrtarët e OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …