leoni

Numri i të vaksionuarve në Shqipëri e ka kaluar shifrën 700 mijë

Në Shqipëri është duke vazhduar fushata e vaksinimit të popullatës kundër virusit korona. Deri më tani, numri i të vaksionurave ka arritur në 712 mijë persona. 4 mijë e 372 vaksinime anticovid janë kryer ditën e djeshme në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712 mijë e 466 vaksinime që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh”. Krahas rritjes së numrit të vaksinimit ka edhe një ulje të ndjeshme të infektimeve. Autoritet në Shqipëri kanë thënë se janë afër përmbushjes së objektivit të tyre për vaksinimin e 1 milion personave deri në fund të qershorit. Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 695 mijë e 738 testime, nga të cilat 132 mijë e176 persona kanë dal pozitivë ku prej tyre 128 mijë e 601 janë shëruar, 2 mijë e 442 kanë vdekur dhe 1 mijë e 133 janë ende pozitiv.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …