Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë (AFAD) ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt është rritur në 42.310, raporton Anadolu. AFAD njoftoi se dy tërmetet me qendër në Kahramanmaraş u pasuan nga 7.184 pasgoditje. Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën edhe dhjetë provinca të tjera, respektivisht provincat Adana, Adımay, Diyarbakır, Hatay, Gaziantep, Malatia, Kilis, Osmaniye, Elaziğ dhe Şhanlıurfa, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz. Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, po ashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Türkiyen brenda më pak se dhjetë orë. AFAD njoftoi se në zonën e tërmetit ekipet ngritën gjithsej 301 mijë e 289 tenda dhe 6 mijë e 375 kontejnerë që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe nga vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare. Më tej, tha se gjithsej 14.740 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren. Katër qendra të lëvizshme të shërbimit social u caktuan për përpjekjet e mbështetjes psikologjike të fatkeqësive në Kahramanmaraş, Osmaniye dhe Malatya. Gjithsej 698 mijë e 244 persona kanë marrë mbështetje psikosociale, me 497 mijë e 93 në zonën de tërmetit dhe 201 mijë 151 jashtë zonës së tërmetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …