Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar në Türkiyen jugore është rritur në 35 mijë e 418, raporton Anadolu. Ekspertët anembanë botës tërmetet në Türkiye i përshkruajnë si “fenomen i jashtëzakonshëm natyror”. 13 mijë e 208 të plagosur akoma po marrin trajtim spitalor pas tërmeteve të javës së kaluar. Një personel publik i përbërë prej 250 mijë personash po kryejnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonën e tërmetit. Turqia do të vazhdojë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit derisa i mbijetuari i fundit të tërhiqet nga ndërtesat e shembura. Turqia fillon menjëherë ndërtimin e 30 mijë shtëpive në fillim të muajit të ardhshëm. Kryetari Erdoğan zotohet të rindërtojë rajonin jugor të goditur nga tërmeti në kuadër të një plani 1-vjeçar.
