Numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 8 mijë e 306, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar. Në mesin e të vdekurve gjenden 3 mijë 457 fëmijë dhe 2 mijë 136 gra, ndërsa më shumë se 21 mijë e 48 njerëz janë plagosur”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një konferencë shtypi në qytetin e Gazës. Ai tha se 25 spitale u detyruan jashtë shërbimit dhe 25 ambulanca u shënjestruan në sulmet ajrore izraelite në Gaza. Okupatori synon të paralizojë shërbimin e ambulancës”, tha zëdhënësi. Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor. Po ashtu bëhet e ditur se janë vrarë rreth 1 mijë 538 izraelitë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë
Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …