Numri i turistëve që kanë vizituar dhe qëndruar për pushime në Shqipëri gjatë muajve janar – korrik, ka arritur në 5 milion e 200 mijë. Nga të dhënat e Instituti i Statistikave të Shqipërisë mësohet se 2 milion e 200 mijë turisë kanë qenë nga Kosova, rreth 400 mijë nga Italia, pasuar nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Gjermania dhe shtetet tjera. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërinë deri më tani e kanë vizituar turistë nga 152 vende të ndryshme të Botës. Interesimi i turistëve nuk ka qenë vetëm për plazhet e bukura të Shqipërisë por edhe për t’i vizituar viset malore, lumenjtë dhe vendet dhe objektet kulturore.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …