Numri i viktimave nga koronavirusi brenda 24 orëve të evidentuara në SHBA është më i madh se në çdo vend tjetër. Gazeta autoritavie “Washington Post” njofton se sipas të dhënave zyrtare, vetëm brenda 24 orëve të fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 2 mijë viktima nga virusi KOVID-19. Ekspertët e shëndetësisë kanë alarmuar se java që vjen do të vijë pritet të sjellë një numër të lartë vdekjesh, duke e cilësuar si pikun e tyre. Për momentin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë vendin e dytë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi pas Italisë por ekspertët kanë shfaqur shqetësimin e tyre se me këtë trend të rritjes së numrit të viktimave, shumë shpejt do të jetë vendi i parë. Njoftohet se deri më tani shifra e të infektuarve ka kaluar mbi 500 mijë dhe kjo ka bërë që të ketë një ngarkesë tejet të madhe për spitale pasi numri i shtretërve është shumë më i vogël se sa kërkesat dhe nevojat për hospitalizim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …