Numri i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë Lindore, deri tani ka arritur në 36

Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë lindore, mbrëmjen e së premtes, ndërkohë që ka shkuar në 1605 numri i të plagosurve. Pak minuta më parë janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave të cilët qëndruan 38 orë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Elazig, transmeton CNN Turk. Në deklaratën e bërë nga Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në orën 5.30 të mëngjesit, thuhej po ashtu se pas tërmetit 6.8 u regjistruan 19 tërmete me një madhësi mbi 4 dhe numri i lëkundjeve është 640. Po ashtu bëhet me dije se janë shembur 76 ndërtesa si rezultat i analizave të vlerësimit të dëmtimit, 642 janë dëmtuar rëndë, dhe 425 janë identifikuar si të dëmtuara të vogla dhe të moderuara.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …