Numri i viktimave të shkaktuara nga virusi korona në mbarë botën, ka arritur në 5.5 milion qytetar por Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh. Kjo organizatë vlerëson se nëse merret parasysh vdekshmëria e ndërlidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19, numri i të vdekurve nga pandemia mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë se ai i regjistruar zyrtarisht. Nga raportimet e medieve ndërkombëtare mësohet se vendi me më së shumti viktima janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me afër 850 mijë të vdekur, mandej Brazili me rreth 600 mijë, i pasuar nga India me afër 500 mijë dhe Rusia me rreth 320 mijë të vdekur.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …