Numri i lëndëve të pashqyrtuara nëpër gjykata ka arritur në 400 mijë. Zyrtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë deklaruar se deri te ky numër kaq i madhe i lëndëve të pazgjidhura ka ardhur si pasojë e barjtjes së lëndëve të pazgjidhura nga viti në vit si dhe për shkak të mungesës së burimve njerëzore. Nga ana tjetër, organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë nadjnë mendimin se krahas problemeve në vonesat e shqyrtimit të lëndëve në gjykata dhe prokurori, ka probleme edhe me kategorizimin e lëndëve, të cilat duhet të jenë me prioritet për shqyrtim. Njohës të fushës së drejtësisë kanë tërhequr vërejtjen se me vonesën e zgjidhjes së lëndëve të cilat janë në gjykata, qytetarëve po u shkelen të drejtat elementare. Sipas shënimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjykatat me më së shumti lëndë të pazgjidhura janë gjykatat themelore në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Gjilan. Numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura kanë të bëjnë me kundërvajtje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …